Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, e ka quajtur të merituar çeljen e negociatave me Bashkimin Europian të Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në një postim në TWitter ai ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave.
“Mirëpres vendimin për hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Historike dhe e merituar, të dashur kolegë Olta Xhaçka dhe Bujar Osmani. Bashkimi Evropian edhe një herë dëshmoi se ka muskuj për të udhëhequr, krijuar mundësi të reja dhe të formësojë të ardhmen e Evropës”, ka shkruar Kuleba.