Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku një i ri 18-vjeçar është futur në det për të shpëtuar dy të mitur, ndërkohë që vetë nuk ia ka dalë të shpëtojë.
Trupi i të riut është nxjerrë tashmë i pajetë, ndërsa dy të miturit kanë shpëtuar dhe janë dërguar në spitalin e Durrësit
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak për shtetasin A. K., rreth 18 vjeç, që dyshohet se u fut në det, për të shpëtuar dy fëmijë të mitur, ju bëjmë me dije se:
Shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur dhe kanë nxjerrë nga uji, trupin e pajetë të shtetasit A. K.