Vendi është përfshirë nga një mot i nxehtë, me temperatura që kanë arritur deri në 40 gradë C. Në një intervistë për Report Tv, meteorologu Elvi Jahaj, nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, tha se temperaturat në këto ditë kanë arritur vlerat deri në 40 gradë C.

Por të premten pritet një ndryshim drastik i motit, ku temperaturat do të bien me 11 gradë C si dhe do të ketë reshje shiu të shoqëruara herë pas here dhe me rrebeshe.

‘Vendi vazhdon të ndikohet nga masa të nxehta nga Afrika. Temperaturat kanë arritur deri në 39-40 gradë C në rang vendi. Ndjesia reale është disa herë më e lartë. Për nesër dhe pasnesër do të vijojë që vendi të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme. Të premten pritet një ndryshim drastik i motit, ku do të kalojë një front i ftohtë atmosferik, ku pritet të ketë vranësira të dendura dhe me pak kthjellime. Reshjet pritet që të shoqërohen edhe me rrebeshe dhe stuhive. Pritet rënien e ndjeshme temperaturash prej 11 gradë C. Fundjava paraqitet me mot relativisht pa qendrueshëm.’- tha Jahaj.