Altin Goxhaj, tashmë krahu i djathtë i Sali Berishës për organizimin e protestave, thotë se më 7 korrik ata i qepën gojë Yuri Kim.

Ai ndërkohë zbulon edhe planet e Sali Berishës, duke thënë se në zgjedhjet vendor synon të fitojë Bashkinë e Tiranës.

“Suksesi më i Madh i protestës ishte se doli në rrugë qytetaria e Tiranës!

Në orën 20:10 kishte arritur të mbushte rrugët dyfishi i njerëzve të orës 19:10.

Kush merr vesh nga organizimi partiak e kupton mirë se çfarë dua të them:

Deri në 19:10 ka mbërritur edhe anëtari i fundit i organizuar i PDsë nga Tirana, Shkodra, Saranda, gjithë Shqipëria!

Ata pas asaj ore janë qytetarët e paorganizuar.

Dhe të gjithë ata që na sulmuan e vrerosën “çfarë doni me Berishën”, e morën përgjigjen dje nga vetë qytetarët e Tiranës!

Retorika e pushtetit duke vjellur vrer ndaj figurës së Berishës prodhoi efektin e kundërt, që pikërisht ai është i vetmi që mund të përballet me Ramën.

Për herë të parë ishte Qeveria që kishte frikë popullin dhe jo si 8 vjetët e shkuar që populli u tradhëtua në mënyrë që të kishte frikë Qeverinë!

Modeli që zgjodhi Berisha për krijimin e Frontit të Shpëtimit Kombëtar me aktorët e rezistencës qytetare të pakapur nga Qeveria dhe Soros, dhe nëpërmjet tyre të legjitimonte Protestën e 7 Korrikut jo vetëm ndaj publikut (por edhe skepticizmit të hierarkisë së vet partiake 2 javë më parë), neutralizoi gjithë bataretë mediatike të Rilindjes dhe Sorosit (madje detyroi edhe Yurin që të heshtëte sepse nuk mund të sulmonte shoqërinë civile reale) dhe mbi të gjitha prodhoi frymën e qytetarisë dhe kauzës patriotike përtej interesave partiake dhe personale:

Shqipëria është në rrezik dhe ne duhet të bashkohemi për shpëtim dhe çlirim nga armiku.

Për të kuptuar vlerën e Qytetarisë së Tiranës dje, mjafton të kuptosh fjalët e Napolon Bonapartit kur mori vesh që ishin nisur armiqtë kundlr tij: “Po Parisi me kë është? Nëse Parisi është me ne, atëhere ne kemi fituar’”.

Dhe tani Berisha ka si strategji kryesore të fitojë Tiranën në Zgjedhjet Lokale sepse e fitoi testin e parë!

P.s.

Kjo gjë ka shqetësuar tmerrësisht Veliajn i cili tani është në hallin e madh që të thyej qafën në 2023 por në hallin e tij kanë mbet si në kurth të gjithë ata që kishin mbyll pazaret me të me bindjen se i kishin të humbura Zgjedhjet Lokale dhe kshu le të ushqehemi nga lejet e ndërtimit të Lalit”, shkruan Goxhaj, që tashmë është kthyer një nga figurat kryesore të PD-së.