Gara e lidershipit konservator në Britani pas rrëzimit të qeverisë vijon të bëhet edhe më e ashpër. Ndërkohë mediat e huaja i kanë kushtuar rëndësi edhe Rishi Sunak kandidat për kryeministër.
Duket se Sunak është i njohur për përdorimin e markave luksoze. Sëfundmi ai është parë me një kostum prej 3500 £. Kostumi ishte i porositur nga rrobaqepësi i Bloomsbury, Henry Herbert, dhe kjo shkruan dailymail lidhet edhe me pretendimet se Sunak, duket nuk është në kontakt me britanikun e zakonshëm, veçanërisht gjatë krizës së kostos së jetesës.
Ndërsa gjatë një vizite të zhvilluar në një kantier ndërtimi në Teesside, ai veshi këpucë Prada 490 £.
Ish-kancelari, i cili këtë vit u bë politikani i parë i vijës së parë që hyri në listën e pasur të Sunday Times, së bashku me gruan e tij ka një vlerë prej 730 milionë funte.