Me rinovimin e Maldinit dhe Massara, do të vijë edhe ai i Zlatan Ibrahimovic, që tashmë është një formalitet. Sulmuesi suedez ka zgjedhur të qëndrojë te Milani dhe për këtë ka pranuar një pagë simbolike, por me bonuse të rëndësishme, që lidhen me paraqitjet, golat dhe trofetë.

Nga e hëna, çdo ditë është e mirë për t’u hedhur firma në kontratën e re, mungojnë vetëm detajet e fundit për të shkuar drejt zyrtarizimit të marrëveshjes së re. Rruga është e lëmuar falë konfirmimit të drejtuesve sportive kuqezi.

Pa to, Ibra gjithashtu do të kishte rivlerësuar vendimin e tij për të qëndruar me kuqezinjtë. Ndërkohë, sulmuesi po vazhdon të punojë fort për t’u rikuperuar nga dëmtimi, pas operacionit të kryer në gju më 25 maj.

Det, por edhe shumë fizioterapi dhe stërvitje për të mos humbur tonifikimin e muskujve. Në moshën 40-vjeçare, Ibra është bërë edhe më maniak dhe nuk dëshiron t’i lërë asgjë fatit. Synimi është të rikthehet në krye, në fillim të vitit 2023, për ta ndihmuar sërish skuadrën e Piolit, ndoshta për Superkupën kundër Interit, të planifikuar më 18 janar.

Një rinovim thelbësor, gjithashtu për të vazhduar të motivojë shokët e tij nga jashtë fushës. Zlatan do të jetë gjithmonë pranë ekipit dhe do të punojë shumë në Milanello për të shkurtuar kohët e rikuperimit, të vlerësuara fillimisht në 7-8 muaj. Një sfidë e re për suedezin që nuk ka ndërmend “t’i vari këpucët në gozhdë”.