Nga Adriatik Doçi

Ilir Meta figuron me versionin zyrtar të mbiemrit ‘Metaj’ në dosjet e ish Sigurimit te Shtetit. Ish presidenti u prezantuan me emër të rremë dhe jo zyrtar prej 23 vitesh.

Ish presidenti Ilir Meta, në mënyrë të qëllimshme apo jo, rezulton me gjeneralitete të ndryshme, një manovër kjo që përdoret zakonisht nga personat që kërkojnë t’i shpëtojnë kapjes policore dhe përballjes me drejtësisë. Në të gjitha dokumentet që ka firmosur, para publikut, në rrjetin social zyrtar në Facebook, në jetën e përditshme etj., Ilir Meta prezantohet me mbiemrin ‘Meta’.

Në regjistrin e gjendjes civile, në formularin e dekriminalizimit që ka plotësuar dhe shumë dokumente të tjera zyrtare, Ilir Meta figuron me mbiemrin ‘Metaj’, pra më shkronjën ‘j’ në fund. Në fushën juridike, regjistrat e policisë, sistemin TIMS, procese gjyqësore etj., ndryshimi i mbiemrit me një shkronjë është vendimtare, madje po aq sa një emër krejt tjetër i ndryshëm.

Për shembull, nëse një organ hetimor do ta thërrasë Ilir Metën një ditë, me emrin Ilir Meta, ky i fundit mund të mos paraqitet, pasi quhet Ilir Metaj. Ilir Meta mund të kalojë çdo barrierë dhe të shmangë përgjegjësinë me emrin Ilir Meta, pasi mbiemri i tij zyrtar është Metaj.

Po pse Ilir Meta nuk firmos me emrin e tij të plotë dhe pse e ka shmangur prej tre dekadash versionin ‘Metaj’?