Duket se takimi me presidentin turk Rexhep Tyip Erdogan dhe atij rus Vladimir Putin, nuk ka shkuar aq mirë sa mund të mendohej. Së fundmi në mediat e huaja po qarkullon një video ku duket presidenti rus, në situatë të sikletshme pasi është lënë në pritje nga Erdogan, përpara bisedimeve në Teheran.
Putin i mërzitur dhe në siklet, mbeti para kamerave për rreth 50 sekonda.
Pas kësaj mediat turke nxituan të reagonin, duke u shprehur se kjo mund të jetë një incident, apo një shenjë hakmarrjeje.
Në Moskë në vitin 2020, Putin e la Presidentin Erdogan duke pritur përafërsisht dy minuta përpara një takimi.
Takimi në Iran ishte i pari i Putinit me një udhëheqës të një vendi anëtar të NATO-s që kur Rusia pushtoi Ukrainën në fund të shkurtit.
Një video e publikuar nga presidenca turke tregonte Putinin duke pritur para dy flamujve të kombeve.
Duart e tij të shtrënguara dhe buzët që dridhen, Putini duket dukshëm i mërzitur ndërsa zhvendoset nga njëra anë në tjetrën përpara se të shfaqet Erdogan.