Cervical Cancer Vaccine

Instituti i Shëndetit Publik ka sqaruar përmes një deklarate qytetarët mbi të pavërtetat lidhur me vaksinat anticovid:
Vaksinat anticovid të kompanisë PfizerBioNTech janë të sigurta dhe të çertifikuara nga institucionet ndërkombëtare të sigurisë dhe cilësisë së barnave, FDA dhe EMA.

Shtyrja e afatit të vaksinave Pfizer BioNTech sipas një kalendari që lidhet me kohën e prodhimit është bërë jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë Botën nga kompania PfizerBioNTech, mbështetur në vlerësimet e njëpasnjëshme për efikasitetin dhe sigurinë e vaksinës.

Zgjatja e datës së skadencës së vaksinës Comirnaty (PfizerBioNTech) nga 3 në 6 dhe 9 muaj (shelf- life extention) nga data e reflektuar në vaksinë, sipas loteve të prodhuara dhe të shpërndara në nivel botëror, është miratuar nga të gjitha institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare të sigurisë dhe cilësisë së barnave EMA dhe FDA.
Sigurojmë edhe një herë qytetarët se vaksinat janë efektive dhe të sigurta!