Në kryeqytetin e Kazakistanit, Nur-Sultan, i cili është emëruar në vitin 2019 sipas ish-presidentit të vendit, Nursultan Nazarbaev, dhe familja e tij zotërojnë një grumbull pallatesh dhe pronash madhështore, përfshirë një ishull artificial, prej 12 hektarësh, me ndërtesa luksoze.

Familja Nazarbaev ka marrë po ashtu pjesë të mëdha toke në jugun malor të Kazakistanit, duke dhënë një tjetër shembull të korrupsionit dhe nepotizmit që ka pllakosur këtë vend me dekada.

Ky hulumtim i ri vjen pas dy raporteve të Radios Evropa e Lirë që kanë zbuluar prona të familjes Nazarbaev në Almati – qytetin më të madh të Kazakistanit – si dhe në Londër, Nju Jork dhe Kanë./REL