Ish deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka reaguar pas shpalljes “non grata” të Sali Berishës nga Britania e Madhe.
Përmes një reagimi në “Facebook”, Strazimiri shkruan se nuk e njohin vendimin e Britanisë, pasi sipas tij kabineti qeveritar është kthyer në koloni të George Soros.
“Vendimi i një kabineti qeveritar të shkarkuar nga parlamenti britanik prej ditësh, është një “qokë” që dëshmon vetëm se:
Ish-kolonizatori i 2/3 të botës, sot është kthyer në koloni të 1 individi, spekulantit ndërkombëtar George Soros.
Amerika e Britania këtu nuk hyjnë fare, po fare fare!
Kur kujtoj “misionin britanik” dhe atë që na bënë me Enver Hoxhën, a e dini që nuk ndjej hiç, po hiç keqardhje…?!
“Zoti nuk është mace me të grric”, thotë populli.
KAQ!
#qëndro_në_këmbë_demokrat
#asnjë_hap_pas”, shkruan ish deputeti.