Chris Brown ka performuar në Mbretërinë e Bashkuar për herë të parë pas 12 vitesh pasi e ka pasur të ndaluar hyrjen në vend që prej vitit 2010.
Këngëtari, 33 vjeç, u shpall si një nga të ftuarit kryesorë në festivalin Wireless muajin e kaluar dhe ai performoi në Londër këtë javë në Crystal Palace Park.
Ai u ndalua nga Britania e Madhe në vitin 2010 pasi përdori dhunë fizike ndaj ish të dashurës së tij Rihanna përgjatë një feste të ‘Grammys’ në vitin 2009.
Më herët u raportua se reperit i ishte refuzuar viza për hyrje në Britaninë e Madhe për shkak të kryerjes së një vepre të rëndë penale dhe urdhërimit të kryerjes së shërbimit komunitar.
Një zëdhënës i Home Office shkroi në mediat sociale në atë kohë: “Ne rezervojmë të drejtën për të refuzuar hyrjen në MB për këdo që është fajtor për një vepër të rëndë penale. Siguria publike është një nga shqetësimet tona kryesore.”
Fansat dyshuan se ndalimi ishte hequr pasi Chris bëri një paraqitje surprizë në skenë gjatë shfaqjes së Wizkid në O2 Arena të Londrës në nëntor të vitit të kaluar. Chris u njoftua se do të ishte pjesmarrs në festivalin Wireless në fillim të këtij viti.
Rihanna e cila kaloi një marrëdhënie të vështirë me Chris midis 2007 dhe 2009 – mirëpriti fëmijën e saj të parë me A$AP Rocky në maj. Krijuesja e hitit Diamonds u takua me Chris në vitin 2005, në fillimet e karrierës së tyre në industrinë e muzikës përpara se të vazhdonin të zhvillonin një marrëdhënie e cila u ndërpre papritur në vitin 2009 kur një debat gjatë rrugës për tek çmimet Grammy bëri që Rihanna të bëhej viktimë e dhunë fizike nga duart e Chris.
Një ribashkim mes çiftit zgjati midis vitit 2012 dhe 2013 përpara se Rihanna të dilte me reperin Drake deri në vitin 2016 dhe të kishte një lidhje trevjeçare me biznesmenin Hassan Jameel.