George W. Bush, Presidenti i parë amerikan në detyrë që vizitoi Shqipërinë, ka dërguar sot një mesazh urimi në 100 vjetorin e vendosje së marrëdhënieve diplomatike mes SHBA dhe Shqipërisë.
Në mesazh ish- presidenti thekson se është lumtur të shoh Shqipërinë dhe SHBA teksa vijojnë të punojnë përkrah si aleatë në NATO dhe në KS të OKB, duke mbrojtur demokracinë paqen dhe të drejtat e njeriut.
Letra e plotë:
Unë dhe Laura dërgojmë përshëndetjet dhe urimet tona më të ngrohta për mbarë popullin shqiptar teksa festojmë 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes SHBA dhe Shqipërisë. Ky gur kilometrik i veçantë është një dëshmi e miqësisë midis dy vendeve tona të përbashkëta demokratike.
Në vitin 2007, isha krenar që u bëra presidenti i parë i SHBA në detyrë që vizitonte Shqipërinë.
Laura dhe unë nuk do ta harrojmë kurrë kohën që kaluam në vendin tuaj të sinqertë dhe përkushtimin tuaj ndaj demokracisë dhe marrëdhënieve të forta me SHBA.
Kujtoj gjithashtu pasionin tuaj për zhvillim dhe tolerancë. Jam i lumtur të shoh Shqipërinë dhe SHBA teksa vijojnë të punojnë përkrah si aleatë në NATO dhe në KS të OKB, duke mbrojtur demokracinë paqen dhe të drejtat e njeriut.
Shpirti shqiptar që kurrë nuk reshti së përpjekuri për liri dhe tradita juaj e besës për të shtrirë dorën e ndihmës njerëzve në nevojë, janë vlera të cilat shpresoj që të bëhen shembuj për të tjerët. Shqipëria është një forcë e së mirës në botë dhe SHBA janë krenarë që ju kemi mike dhe aleate.
Gëzuar 100 vjetorin e miqësisë sonë jetëgjatë. Uroj dhe shumë vite të tjerë të shkëlqyer dhe premtues në vazhdim.
Zoti ju bekoftë.
George W. Bush