Presidenti i SHBA, Joe Biden e ka fituar betejën me koronavirusin. 6 ditë pas infektimit, bën me dije se i është kthyer punës në zyrë teksa ka falënderuar mjekët që u kujdesën për të.
Biden u njoftua të enjten për testin pozitiv. Ai është 79-vjeç, presidenti më i moshuar që ka pasur në krye të shtetit Amerika. Ai gjithashtu është vaksinuar me dy doza dhe ka akses në kujdesin më të mirë të mundshëm.
Sapo mësoi se ishte infektuar, Biden u izolua dhe u mjekua me ilaçin antiviral Paxlovid. Pavarësisht se rezultoi pozitiv me Covid-19, Biden vijoi të kryente të gjitha detyrat e tij. Në takime mori pjesë duke zhvilluar biseda telefonike dhe lidhje me video përmes Zoom.