Kryeministri britanik, Boris Johnson nuk dha asnjë shenjë se ai po planifikonte të jepte dorëheqjen gjatë marrjes në pyetje nga anëtarët e parlamentit të Dhomës së Komuneve, ndërsa kriza e lidershipit të tij vazhdon të përshkallëzohet.
Në një takim me Komitetin e Ndërlidhjes së Dhomës së Komuneve, i cili erdhi ndërsa Johnson po përballet me krizën më të madhe të lidershipit të tij, ai vazhdimisht mohoi se po planifikonte zgjedhje të parakohshme për të forcuar pozicionin e tij si kryeministër. Ai gjithashtu theksoi nevojën për të trajtuar problemin e rritjes së inflacionit dhe krizën në Ukrainë.
“Kam qenë shumë i qartë me ju. Unë nuk shoh asnjë arsye për zgjedhje të përgjithshme tani,” u tha ai deputetëve. “Përkundrazi, ajo që na nevojitet është një qeveri e qëndrueshme, që e duan njëri-tjetrin si konservatorë, në mënyrë që të vazhdojmë me prioritetet tona”, shtoi ai.
Kryeministri Johnson u pyet në gjysmën e parë të seancës për politikën e përditshme të qeverisë, ndërsa deputetë të tjerë konservatorë i bëne thirrje për të dhënë dorëheqjen.