Ditët e fundit në rrjet kanë qarkulluar një sërë artikujsh në të cilat shkruhet se në jug të vendit, çmimet e hoteleve, shezlloneve apo në lokale janë shumëfishuar. Por mos u gënjeni nga lajmet e rreme që qarkullojnë në rrjet. Në jug sikurse çdo vit mund të bëhen të gjitha llojet e pushimeve, edhe nëse ke një buxhet mesatar apo të lartë.
Ishte Ksamili Web së pari që pati një reagim në lidhje me këto lajme të cilat i cilëson të rreme.
“70% e Ksamilit i kanë dhomat ende me 30-40€ dhe me shumë se 50% e plazheve i kanë çmimet e çadrave me 1000 Lekë.
Bëni antireklamë sa të doni…”.
Më tej një reagim erdhi edhe nga moderatorja Fatma Haxhialiu, e cila tha se fundjavën e shkuar ishte në jug ndërsa çmimet ishin të ndryshme.
“Është e vërtetë që në një zonë, mund të gjesh çadra 50 mijë lekë, por pak më tutje mund të gjesh edhe me 10”.
I njëjti reagim vjen edhe nga ekspertja e Turizmit Eva Kushova e cila shkruan se jugu po detyrohet të mbrohet nga sulmet.
“Ksamili, Vlora po detyrohen te mbrohen nga sulmet mediatike, duke thëne se siç ka dhoma te shtrenjta ka dhe te lira. Vlora është aq e madhe sa ka mundësi pa fund.
Gjeja me e shtrenjte sivjet qe ka kaluar çdo limit janë çadrat e shezlonet, por kjo është heshtje keqmenaxhimi nga shteti, dhe mund te zgjidhej nëse shteti çlironte ca plazhe publike. Por siç duket sivjet nuk do ketë zgjidhje, sepse privatet kane derdhur leket ne shtet për te zënë hapësirat. Shteti u ka marre leket dhe nuk ua heq dot. Çadrat janw pare si mundësi e shpejte dhe e sigurt fitimi, se bizneset nuk i ulin dot njerëzit me detyrim ne bar e restorant. Ndaj këtu çmimet kane thyer rekord.
Ndërsa pjesa tjetër e çmimeve ka lidhje me çmimet e shtrenjta qe po i vuajmë kudo, dhe këtu ne Tirane.
Kush i përhap këto lajme? Mos ndoshta agjenci qe kane interes qe shqiptaret te pushojnë ne Greqi apo Mal te Zi?”, shkruan Kushova.