Në pritje të Pogba dhe Di Maria, dy çështje që konsiderohen të mbyllura, Juvenuts është vënë në ndjekje të Nicolo Zaniolo. Sulmuesi “azzurr” pëlqehet shumë nga trajneri Allegri por për Zaniolon, Roma kërkon të paktën 50-60 milionë euro.
“Zonja e Vjetër” po merr më shumë kohë për tu paraqitur me një ofertë zyrtare pasi fillimisht kërkon të lirohet nga De Ligt dhe Rabiot. Vetëm pas shitje të tyre mund të trokasin në kryeqytet, ideja është për të paraqitur një ofertë në formë huazimi me detyrim blerje, 10 milionë menjëherë dhe 40 të tjera në dy vitet e ardhshme.
Në merkaton në dalje, De Ligt mbetet një temë e hapur pasi Chelsea po kërkon me insistim shërbimet e tij. Pavarësisht dëshirës, Chelsea nuk dëshiron të shkojë më shumë se 60/70 milionë euro kesh, plus përfshirjen e një lojtari. Kante dhe Jorginho janë dy lojtarë që trajnerit Allegri do ti bënin punë, blutë janë të gatshëm ti vendosin në tavolinë njërin prej tyre.