Lautaro Martinez është një nga lojtarët më të mirë të Inter-it dhe duket se është shumë i motivuar për sezonin e ardhshëm, veçanërisht pas kthimit të Lukaku-t te zikaltrit.
Gjatë një eventi të zhvilluar në Milano, sulmuesi interist ka zbuluar ëndrrën e tij në sirtar, por jo vetëm kaq.
Sulmuesi argjentinas ka zbuluar cilësinë e tij më të mirë dhe modelin që ndjek: “Cilësia ime më e mirë është të jap gjithmonë maksimumin në fushë. Modeli im? Është babai im”, ka thënë Demi.
Gjithashtu, Lautaro ka zbuluar edhe ëndrrën e tij të madhe: “Ëndrra ime? të luaj me kombëtaren argjentinase, edhe në Kupën e Botës.”
“Objektivi im është të jap maksimumin dhe të kërkoj të përmirësohem çdo ditë, ndërsa vlerat e mia janë përulësia, puna e madhe dhe fakti që jam gjithmonë përgjegjës për atë që bëj”.