Katedralja Notre Dame de Paris do të mund të rihapet për publikun në vitin 2024.

Kështu ka deklaruar ministrja franceze e Kulturës Abdul Malak, më shumë se tre vjet pasi çatia e saj u shkatërrua nga një zjarr masiv.

Ajo tha se faza e restaurimit të godinës ka përfunduar duke bërë që puna e rindërtimit të niste në fund të verës.

Notre Dame është mbyllur pas zjarrit të vitit 2019 që shkatërroi çatinë e godinës duke tmerruar vizitorët dhe publikun në të gjithë botën.