Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se rindërtimi i Ukrainës është “detyrë e përbashkët e të gjithë botës demokratike”.
Në një video-konferencë me disa nga liderët botërore, ai tha se “rindërtimi i Ukrainës është kontributi më i madh në mbështetjen e paqes globale”.
Disa liderë botërorë dhe organizata ndërkombëtare po marrin pjesë në konferencën dy-ditore që po mbahet në Lugano, në jug të Zvicrës.
Ndërsa kryeministri i vendit, Denys Shmyhal tha se Ukraina ka nevojë për 750 miliardë dollarë për një plan rimëkëmbjeje pas pushtimit rus.
Shmyhal tha në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës, se lufta ruse ka shkaktuar mbi 100 miliardë dollarë dëme të drejtpërdrejta në infrastrukturë.