Këngë, valle dhe hare në tunelin e rrugës Kardhiq-Delvinë! Qytetarë të shumtë janë mbledhur pranë kryeministrit Edi Rama për hapjen e rrugës që do të lehtësojë aksesin drejt Tiranës. Rama së bashku me ministrat e deputetët që e shoqërojnë është pritur me këngën nga një grup polifonik si dhe valle.
“Nisën punimet e para në janar 2007, po i sosi Edi Rama në më pak se gjysmë mandat. Ti e lidhe Labërinë me rrugë kryq e tërthortë, Kurvelesh, Tepelenë dhe Vlorë. Këtu mezi shkonin trimat, tani lidhen në pak minuta Gjirokastra dhe Delvina. Kush punon për këtë truall, këngën labe ka shpërblim”, janë disa prej rreshtave në këngën për Ramën.