Mikhail Podolyak, një këshilltar kryesor i presidentit ukrainas, ka falënderuar Boris Johnson për mbështetjen e tij të pakushtëzuar ndaj Ukrainës, shkruan The Guardian.
Ndërsa Johnson njoftoi se do të jepte dorëheqjen si lider i partisë Konservatore, por se do të shërbente si kryeministër ndërsa partia e tij të zgjidhte pasardhësin e tij, Podolyak i bëri homazhe Johnsonit për ndihmën ndaj Ukrainës.
“Johnson ishte një lidër i vërtetë”, tha Podolyak, duke pranuar se vizita e kryeministrit në Kiev në prill shënoi vizitën më të profilit të lartë në kryeqytetin ukrainas nga një udhëheqës kombëtar që nga fillimi i luftës.
“Johnson – një njeri që e pa situatën që në fillim, i cili menjëherë i sugjeroi politikës globale të ndryshonte parimet e saj dhe të bëhej më e përgjegjshme dhe të mos pretendonte se lufta në Ukrainë ishte në fakt një konflikt i vogël.
Sot kemi gjithçka që na nevojitet për mbrojtjen efektive të vendit: armë, partneritet dhe koalicion. Dhe falë Johnson, ne e kuptojmë se fitorja është një simbol i vërtetë i së ardhmes së Ukrainës.
Ukrainasit janë “jashtëzakonisht mirënjohës” ndaj Johnson, tha ai.