Zëvendëskryeministri kinez Liu He dhe sekretarja amerikane e Thesarit Janet Yellen zhvilluan të martën një videobisedë mbi çështjet ekonomike.
Të dy palët patën një shkëmbim pragmatik dhe të sinqertë pikëpamjesh mbi situatën makroekonomike dhe qëndrueshmërinë e zinxhirëve globalë industrialë dhe të furnizimit, raportoi “Xinhua”, duke shtuar se diskutimi ishte konstruktiv.
Sipas tyre, ekonomia botërore po përballet me sfida të rënda, ndaj është me rëndësi të madhe forcimi i komunikimit dhe bashkërendimit të makropolitikave ndërmjet Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. Ruajtja e përbashkët e stabilitetit të zinxhirëve globalë industrialë dhe të furnizimit është në të mirë të Kinës e ShBA-së, si edhe të mbarë botës.
Pala kineze shprehu shqetësimin e saj për çështje të tilla si tarifat shtesë dhe sanksionet e vendosura nga ShBA-ja ndaj Kinës, si edhe për trajtimin e kompanive kineze nga pala amerikane.
Pekini dhe Uashingtoni ranë në një mendje të vazhdojnë të ruajnë dialogun dhe komunikimin.