Të paktën 220 efektivë policie janë angazhuar në një operacion për gjetjen e bimëve narkotike në malësinë e Krujës.
Sipas bluve, 100 punonjës të FNSH Tiranë dhe 120 efektivë të Policisë Krujë janë përfshirë në operacionin në terrenin e të vështirë malor.
Gjatë kontrollit policia ka konstuar “në një zonë të pyllëzuar, në të cilat ishin kultivuar 180 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, shumica e të cilave u asgjësua me zjarr, ndërsa pjesa tjetër u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”.
Ndërkohë raportohet është dëmtuar fizikisht një punonjës i FNSH-së Tiranë, inspektori me inciaile Y. S., 47 vjeç, i cili ka rënë nga një terren shkëmbor dhe ka pësuar dëmtme të shumta fizike.
Punonjësi i Policisë është transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i plotë:
Vijon kontrolli masiv i territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Në kontrollin në Malësinë e Krujës, në një terren shumë të vështirë malor, janë angazhuar në total 220 punonjës policie, nga këta 100 punonjës të FNSH Tiranë, 120 punonjës të Policisë Krujë dhe strukturat operacionale të DVP Durrës, të cilët janë duke përdorur edhe 4 dronë.
Gjatë kontrollit, për shkak të terrenit shumë të vështirë malor, është dëmtuar fizikisht një punonjës i FNSH-së Tiranë, inspektor Y. S., 47 vjeç, i cili ka rënë nga një terren shkëmbor dhe ka pësuar dëmtme të shumta fizike. Punonjësi i Policisë është transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë konstatuar, gjatë kontrollit, 3 ambiente të hapuara, në zonë të pyllëzuar, në të cilat ishin kultivuar 180 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, shumica e të cilave u asgjësua me zjarr, ndërsa pjesa tjetër u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Kontrolli vijon.