Lëvizja Socialiste për Integrim mban sot Konventën Kombëtare të kësaj force, një ditë pasi Ilir Meta la Presidencën për t’u rikthyer në këtë parti.
Meta ka hyrë në Pallatin e Kongreseve i shoqëruar nga këshilltari i tij Tedi Blushi, teksa ka përshëndetur anëtarët e LSI-së me dy gishta lartë. Pranë tij, znj. Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, ambasadori Agim Nesho etj.