Lëvizja Socialiste për Integrim do të ketë emër të ri. Emri i ri dhe ndryshimet e tjera statutore do votohen në Konventën Kombëtare të kësaj force politike që po mbahet në Pallatin e Kongreseve.

Ish-deputetja e LSI-së Caka prezantoi ndryshimet para anëtarëve të Konventës, por emri i ri ende nuk është bërë publik.

I pyetur nëse do të bëjë parti të ri, Meta tha sot: “Partia e referendumit na pret. Kjo zgjidh çdo problem, nga oligarkët te kapja e shtetit. Referendumi do të jetë shpata e demokleut mbi të gjithë ata që abuzojnë me besimin e popullit të Shqipërisë”.