Kosova ka regjistruar katër viktima dhe 1.401 raste të reja me koronavirus, bëri të ditur më 23 korrik Ministria e Shëndetësisë (MSH).
Rastet e reja dalin pas testimit të 3.716 mostrave apo 37.70 për qind e tyre dolën pozitivë për sëmundjen COVID-19. Në 24 orët paraprake janë shëruar 1.219 persona, bëri të ditur MSH-ja.
Ndërkohë, janë 9.408 rRaste aktive me koronavirus në Kosovë.
Kosova së fundmi po regjistron rritje të rasteve me koronavirus, gjë që ka shtyrë autoritetet të bëjnë thirrje për mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura dhe që qytetarët të vaksinohen kundër koronavirusit.