Kryetari i Qeverisë së Republikë së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski falenderoi Kryetaren e Komisionit Evropian, Von der Lejen për mbështetjen e vazhdueshme dhe përkushtimin e saj personal ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut për të marrë datë për negociata pa vonesa të mëtejshme, duke pasur parasysh se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.
Kovaçevski u shpreh se në këto momente të rëndsishme për vendin kur duhet të merren vendime të mençura dhe shtetërore, prania e Kryetares së Komisionit Evropian është sinjal i qartë i mbështetjes së proceseve integruese evropiane të Maqedonisë së Veriut.
“Kemi propozim që garanton një gjuhë të pastër maqedonase në BE, çështje historike dhe dypalëshe jashtë kornizës negociuese”, tha Kryeministri Kovaçevski.
Në takimin bilateral, Kryeministri Kovaçevski tha se Qeveria mbetet fuqimisht e përcaktuar në respektimin e pakushtëzuar të veçorive gjuhësore, të identitetit, historike dhe kulturore të popullit maqedonas, gjë që në fakt është konfirmim edhe me propozimin evropian.
Ai shtoi se pret që të mbështetet nga të gjitha subjektet politike në Kuvend përmes marrjes së konkluzioneve të mëtejshme për propozimin evropian, në përputhje me procedurat parlamentare.
Kryeministri Kovaçevski së bashku me zëvendëskryetarin e Qeverisë për çështje evropiane Bojan Mariçiq dhe ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani, mbajtën takim bilateral me Kryetaren e Komisionit Evropian Ursula von der Lajen, me anëtarët e pranishëm të delegacionit, si dhe ambasadorin e Bashkimit Evropian në vend, Dejvid Gir.
Në këtë takim u diskutua se Maqedonia e Veriut është para një vendimi shumë të rëndësishëm për të ardhmen e tij dhe realizimin e një qëllimi tjetër strategjik, hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian me gjuhën maqedonase të ruajtur dhe të siguruar në Bashkimin Evropian, që do të thotë mbyllje përfundimtare e të gjitha çështjeve të identitetit. Në këtë rast, u konstatua se propozimi evropian është hap i rëndësishëm me të cilin do të tejkalohet bllokada dhe i cili do ta afrojë Maqedoninë e Veriut drejt anëtarësimit në BE.