Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka uruar Presidentin e ri të vendit, Bajram Begaj, pak momente pas betimit të tij në Kuvend.

“Urime Bajram Begajt për inaugurimin e tij si President i ri i Shqipërisë. Mezi presim të punojmë me Presidentin Begaj për thellimin e partneritetit të qëndrueshëm SHBA-Shqipëri, forcimin e demokracisë së Shqipërisë dhe mbrojtjen e paqes dhe sigurisë si aleatë të NATO-s

#krahpërkrah” – shkruan ambasadorja Yuri Kim.