Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot çmimi i tregtimit të një kilovati energji elektrike, luhatet nga 492 euro deri në 600 euro, ndërsa siguroi se qeveria është e përgatitur për të bërë furnizimin me energii të konsumatorëve.

Deklarata e ministres Balluku u bë gjatë takimit me krerët e bashkisë që po mbahet në Pogradec, në praninë edhe të kryeministrit Rama.

Ministrja theksoi se kjo situatë ka bërë që fokusi i qeverisë të kthehet në sigurimin e furnizimit me energji të qytetarëve.

“Kemi kaluar tërmetin, pandeminë dhe jemi përballë një krize të thellë që ka prekur sektorin energjetik. Sot një kilovat/orë po tregtohet 492 euro deri 600 euro. Këto janë çmime të paparashikuara. Jemi të përgatitur për këtë situatë, për t’i ofruar qytetarëve energji”, tha Balluku.