Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola ka reaguar për krizën politike në Itali.
“Me luftën në Ukrainë, rritjen e çmimeve dhe rimëkëmbjen pas Covid-it, ne kemi nevojë për stabilitet politik në Evropë. Italia është një vend i rëndësishëm anëtar dhe një vend themelues. Ne kemi nevojë që ajo të ruajë rolin e saj udhëheqës brenda Bashkimit Evropian, veçanërisht në këto kohë të vështira”, tha Metsola.