Kryeministri australian Anthony Albanese ka udhëtuar më 3 korrik drejt Ukrainës ku ka vizituar Bucha, Hostomel, Irpin dhe Kievin pak para takimit me Presidentin Volodymyr Zelensky, shkruan CNN.
Albanese ka bërë me dije se Australia do dërgojë një paketë ndihme prej 100 milionë dollarësh në Ukrainë. Guvernatori i Kievit Olexiy Kuleba ka bërë me dije në Telegram se Albanese shprehu solidaritetin e Australisë me Ukrainën dhe krimet e kryera në rajonin e Kievit.
Më pas, Albanese njoftoi një paketë të re ndihme për Ukrainën e cila përfshin:
99.5 milionë dollarë australianë në ndihmë ushtarake, duke përfshirë 14 automjete të blinduara, 20 Bushmaster dhe pajisje të tjera ushtarake.
8.7 milionë dollarë australianë për të përmirësuar pajisjet e menaxhimit të kufirit, për të përmirësuar sigurinë kibernetike dhe për të përmirësuar operacionet kufitare në terren.
Australia do të ndalojë gjithashtu importet e arit rus, duke u bashkuar me vendet që kanë bërë premtime të ngjashme, duke përfshirë Kanadanë, Japoninë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.
Australia do të vendosë sanksione financiare dhe ndalime udhëtimi për 16 ministra dhe oligarkë të tjerë rusë.
“Pushtimi brutal i Rusisë është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar. Unë pashë nga afër shkatërrimin dhe traumën që i ka shkaktuar lufta popullit të Ukrainës,” tha Albanese, sipas deklaratës.
“Vizita ime në Kiev dhe vizitat e fundit nga udhëheqës të tjerë botërorë japin një mesazh të qartë se kombet demokratike si Australia do të qëndrojnë pranë popullit ukrainas.”