Kryeministri Edi Rama flet ne takimin per 100-vjetorin e marredhenieve diplomatike mes SHBA dhe Shqiperise:
“Në vendin tonë nuk ka një forcë të mundshme antiamerikane apo dhe anti evropiane, dhe edhe kur ka mllef dhe ndienjë hakmarrje jo ndaj SHBA, por ndaj politikës së SHBA si është mllefi ndaj reformës në drejtësi shfaqet në një formë gare dashurie kush e do më shumë Amerikën.
Madje deri në pikën që ne e duam Amerikën më shumë se ambasadorët amerikanë.
Ky është aspekti komik dhe shumë domethënës që s’ka sot këtu një burrë që t’ja thotë SHBA në sy atë që realisht mendon kur i dridhen gjunjët nga reforma në drejtësi apo kur i vjen tmerr të dalë nga shtëpia se i shikojnë damkën në lule të ballit.
Gjithmonë të gjithë jemi për SHBA disa janë për marrëdhëniet me këto SHBA disa të tjerë duan ato SHBA se janë pasardhës të Linkoln apo Rusveltit dhe kanë probleme me përfaqësuesit e tyre sot që e kanë ulur shumë nivelin”.