Kur Lulzim Basha kandidonte për Bashkinë e Tiranës, strategët e fushatës kishin një pretendim apokrif në mendje; Sali Berisha nuk duhej të përfshihej (direkt) në garë.

Ai nuk duhej të shfaqej publikisht krah Bashës apo të sfumonte protagonizmin e një njeriu që më pas ishte projektuar si pasardhës në PD.

Për një mijë e një kusuret e Berishës dhe para numrave që bënin diferencën mes dy kandidatëve, (njeri që synonte mandatin e katërt dhe tjetri të parën), kinse Lulzim Basha do të deklaronte se nuk e ka armik Edi Ramën.

Por me fitimin e Bashkisë Tiranë, iku edhe teza që goditi tek eminenca gri.

“..Kur deklarova kandidimin, thashë se Edi Rama nuk është armiku ynë. Kisha uruar gjatë kësaj kohe që të kisha të drejtë. Por çfarë mund të them sot kur ai bllokoi integrimin evropian? Ky njeri nuk është dhe nuk mund të jetë miku i Tiranës, ai nuk është miku i Tiranës, ai nuk është miku i Shqipërisë”, sqarohej Basha atë botë.

Ai u rrek ta cilësonte ndër vite Ramën si “armik i popullit”, i “shqiptarëve” i “drejtësisë së pavarur” i “shëndetësisë falas”.

Basha e përmendi për herë të fundit këtë tezë kur metonjësi i tij në politik Sali Berisha e akuzoi se ai kishte bërë pazare me Ramën pasi u shpall ‘non grata’.

“Shqipëria dhe shqiptarët kanë vetëm një armik të dalë nga zgjedhje të paligjshme”

Për të kaluar tek rimarrja e kësaj teze nga Sali Berisha.

Jo si “armik i shqiptarëve” i “integrimit” apo “i drejtësisë”. Ajo tezë nuk pinte më ujë.

Por si armik i tij. Ai iu drejtua direkt Ramës nga kryeministria para një pjesëmarrje befasuese për të, se e kishte armik.

Efekti tek militantët dhe shumëkush në PD se kryetari i tyre nuk do të bënte më kompromis me një njeri të shpallur “armik” u dha

Berisha synoi rifitimin e besimit tek të vetët për tu ‘zbutur’ vetëm 24 orë më pas se shpallja si “armik” nuk ishte personale me Ramën “edhe pse kishte furnizuar DASH me informacione kundër tij” porse lidhej me “cenimin e votës” së lire dhe “kthimin e monizmit”.

Për sqarimin e mëvonshëm të Berishës pak kush reflektoi.

“Armiku” e kishte bërë efektin atëherë kur duhej, ashtu si në një kohë për Bashën kur ai kandidonte për Bashkinë e Tiranës./Si