“Pas vendimit per shpalljen non grata edhe nga Britania e Madhe qëndron Lulzim Basha dhe Edi Rama”. Kështu tha Sali Berisha pas shpalljes non grata nga Britania.
Sali Berisha: Qëndrojnë plotësisht. Rregulli është ky nëse SHBA-të i ndalojnë vizat një personi, sipas një traktati, pothuajse automatikisht. Mesa kuptova nga letra ky ndalim nuk është mbi bazën e këtij traktati. Rama njoftoi të parin, dhe të dytin.
Të akuzosh një tjetër për një çështje të një personi 14 vite më parë që është zbardhur 1000% dhe vazhdon të bëjë biznes intensiv do të thotë të jesh i mashtruar, këtë mund ta bëjë vetëm mafia shqiptare. Burime janë të njëjta, sa është ndikimi, nuk mund ta them. Në çfarë shkalle është.
Po i faturoni një faturë demokratëve me qëndrimin tuaj?
Sali Berisha: Po nderoj demokratët dhe vendin sepse po luftoj për dinjitetin e shqiptarin. Ata do kenë të gjitha shanset me votë të dëshmojnë, mendimin dhe ndjesitë e tyre ndaj këtij qëndrimi. Kam bindjen të plotë sepse po mbroj sot dhe koha po tregon që s’ta njerëz që ndjekin Berishën nuk e ndjekin për sytë e bukur por për idealet që mbron Janë bashkë idealistë që po shtohen çdo ditë derisa e detyruan të bëjë antimiting. Çdo gjë që bëj e bëj për shqiptarët. Jam i inkurajuar nga një mbështesje masive në rritje e tyre.