Kuvendi miratoi kete te enjte dekretet e Presidentit Bajram Begaj per ndryshimet ne qeverine shqiptare.
Me 76 vota pro u miratua dekreti per emerimin e Belinda Ballukut ne pozicionin e Zv.Kryeministres teksa njekohesisht do te vazhdoje te mbaje edhe postin e Ministres se Infrastruktures dhe Energjise.
Balluku zevendeson si numri dy i qeverise Arben Ahmetajn, i shkarkuar nga Kryeministri Rama edhe nga posti i Ministrit te Shtetit per Rindertimin.
Po me 76 vota pro, Kuvendi miratoi dekretin e Presidentit per te emeruar ne postin e Ministres se Shtetit dhe te negociatave me BE, Majlinda Dhuken.
Dhuka zevendeson Zef Mazin qe deri tani kishte mbajtur postin e Kryenegociatorit me BE-ne per Integrimin.