Këngëtari Arkimed Lushaj ose i njohur ndryshe si ‘Stresi’ ka publikuar një foto të Benard Simonit, i njohur si ‘BMT’, i cili dukej i gjakosur në fytyrë. Në foton e publikuar nga Stresi, shkruhej se ai e kishte ofenduar nga familja.
‘Familja është e shtrenjtë, mos ja shani askujt. Ky gangsteri’, shkruan Stresi në “Story-n” në Instgram.
BMT është dhunuar nga disa persona dhe mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin e Mamurrasit, si pasojë, BMT-së i janë shkaktuar disa fraktura në kokë dhe krah. Disa ditë më parë BMT, në një “live” në TikTok ka kërcënuar Stresin se do ta vrasë.
Pasi rasti u bë publik, Stresi ka realizuar një video-live me Noizy-n, ku kanë folur rreth ngjarjes dhe ku Noizy e pyet duke qeshur se ‘çfarë kishte bërë?’