I dërguari i Posaçëm i BE për dialogun Prishtinë-Beograd ka marrë pjesë në Simpoziumin e organizuar në Greqi.
Nëpërmjet një njoftimi në Twitter, Lajçak ka njoftuar se është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti me të cilin ka biseduar lidhur me situatën aktuale në rajon duke u fokusuar veçanërisht në dialogun Kosovë-Serbi.
“Ne u fokusuam veçanërisht në hapat e ardhshëm që nevojiten për të arritur përparim në dialog,” tha Lajçak në Twitter.