Një pritje miqësore është organizuar sot në nder të largimit të kryenegociatorit të Shqipërisë me BE, Zef Mazit. Ambasada e Republikës Çeke në Tiranë ka bërë një reagim në Twitter ku shpreh vlerësimet për Mazin në arritjen e çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE. Ndërsa ambasada amerikane në Tiranë e falenderon për bashkëpunimin e mirë dhe punën e vështirë dhe punën e palodhur gjatë kësaj kohe që u shpërblu me mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.
“Puna e tij kulmoi në çeljen e bisedimeve të Shqipërise me BE. Një profil i lartë diplomatik, puna e tij ka qenë vendimtare në arritjen e një momenti kaq të rëndësishëm historik”, shkruan Ambasada e Republikës Çeke në Tiranë.
Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshimet e reja në qeveri. Në kuadër të procesit të integrimit dhe negociatave me BE-në, k si kryenegociatore është emëruar Majlinda Dhuka, një profil i lartë teknik, në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Zef Mazi.
Dhuka po ashtu është emëruar Ministre Shteti për marrëdhëniet me BE-në pranë kryeministrit. Kreu i qeverisë ka falenderuar kryenegociatorin Zef Mazi për kontributin në arritjen e madhe historike të çeljes së negociatave.