Tërheqja e masave ajrorë të nxehta ka sjellë një freskim të motit dhe ditën e sotme e të nesërme pritet që temperaturat e ajrit të luhaten në vlerat 31-32 gradë Celsius në orët e mesditës, ndërsa minimalet në zonat malore do të luhaten në 12-13 gradë Celsius.
Meteorologu Hakil Osmani nga Meteoalb, duke filluar nga dita e mërkurë e në vijim presim rritje graduale të temperaturave duke bërë që maksimumi në fundjavë të ngjiten deri në 34-35 gradë Celsius në orët e mesditës, ndërsa temperaturat e ajrit në orët e para të mëngjesit pritet të regjistrojnë vlera edhe mbi 14 gradë Celsius në zonat malore.
Për sa i përket kushteve atmosferike gjatë ditës së sotme mbetemi në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave të cilat gjatë ditës së nesërme mund të krijojnë mundësinë për reshje të izoluara në zonat malore.
Nga e mërkura dhe në vijim pritet të kemi dominim të motit të qëndrueshëm dhe orët e para të ditës do të jenë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe pasditet do të sjellin kalime të pakta të vranësirave.