Brenda vitit 2022 popullësia në botë do të arrijë në 8 miliardë persona, sipas projeksioneve demografike. Përvec punës, detyrës, përgjegjësive që i shtrohen vendeve, rritja e popullësisë në këtë shifër duhet parë edhe me optizimin se janë arritur një sërë përparimesh si kujdesi shëndetësor në tërsi, ulja e vdekshmërisë foshnore e amëtare etj. Njerëzit jetojnë më gjatë dhe popullësia po plaket dhe pavarësisht se vitet e fundit kane qënë të vështira në të gjithë globin për shkak të pandemisë, projeksionet tregojnë se rritja e popullësisë në këtë shifer është rekord.

Në këtë statistikë demografike, UNFPA në të gjithë botën i sugjeron qeverive respektive se të dhënat kanë ndihmuar dhe vazhdojnë të ndihmojnë në hartimin dhe zbatimin e plotikave për një meaxhimin sa më të mirë të ndryshimeve të tilla me qëllim ofrimin dhe përmirësimin e shërbimeve publike.

Një mbipopullim i tillë nga skeptikët mund të shihet dhe si një kloaps që do të vështirësoj buxhetet e shteteve apo skemat e pensioneve, por ka dhe të tjerë studiues e ekspertë që shikojnë individin me kontributin me të mirë në shoqëri pa e konsideruar dhe u ndalur në thjesht në këto statistika të popullësisë.

Në këtë moment refektimi, UNFPA sugjeron sa më shumë politika sociale mbështetur në uljen e diskriminimit me bazë gjinore, më shumë mundësi punësimi për gratë dhe vajzat, më shumë ambjente miqësore në punë për nënat e reja, akese në shërbimet shëndetësore të moshës së tretë etj.

Struktura e familjes dhe e popullësisë ka ndyshuar, gratë lindin më pak fëmijë, i dedikohen më shumë karrierës, është rritur jetëgjatësia dhe së shpejti në Evropë popullësia e moshuar(65 vjec e sipër) do të arrij në nivelin 30%. Në këtë fluks të ndryshimit të popullësisë, UNFPA beson tek ruajtja e vlerave njerëzore dhe pranimi i diversitetit.

Këto ndryshime të rëdësishme kërkojnë gjithashtu investime në arsim, shëndetësi, në nismat dhe inicativat për barazi gjinore dhe mundësi të mira punësimi. Në ditën Botëore të Popullësisë, UNFPA duke besuar në iniciativat që kanë për bazë ngritjen e strukturave të shëndetshme të shoqërisë, ka mesazhe kyce per të gjithë globin duke thënë që në fakt ndryshimet demografike duhet të shikohen përtej numrit të 8 miliardë personave. Pra popullësia nuk është thjesht numër më pak a më shumë, por duhet më shumë akses dhe mundësi të barabarta punësimi si dhe vlerësim i kapitalit të burimeve njerëzore.