Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov tha se publikimi i një telefonate midis liderit francez Emmanuel Macron dhe presidentit rus Vladimir Putin, e cila u bë vetëm katër ditë para pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, ishte një shkelje e “etikës diplomatike”.

Thirrja u publikua javën e kaluar në një dokumentar “Një President, Evropa dhe Lufta”, që hedh dritë mbi qasjen e Macron ndaj diplomacisë me Rusinë.

Duke folur në një konferencë shtypi të mërkurën me homologun e tij vietnamez Bui Thanh Son, Lavrov tha se “sjelljet diplomatike nuk parashikojnë rrjedhje të njëanshme të regjistrimeve të tilla”.

“Në parim ne negociojmë në atë mënyrë që të mos na vijë turp kurrë. Ne gjithmonë themi atë që mendojmë dhe jemi të gatshëm të përgjigjemi për fjalët tona dhe të shpjegojmë qëndrimin tonë”, shtoi Lavrov.

Pas publikimit të dokumentarit, zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Maria Zakharova tha gjatë fundjavës se Parisi shkeli konfidencialitetin e negociatave me Moskën, duke denoncuar se një grup xhirues ishte i pranishëm kur u zhvillua një bisedë konfidenciale midis liderëve rusë dhe francezë