Vlefshmëria e lejeve të drejtimit do të zgjatet me 15 vite nga 10 që është aktualisht. Kjo do të vlejë dhe për patentat ekzistuese. Në amendimet e Kodit Rrugor që kanë nisur të diskutohen nga komisionet parlamentare, parashikohet që ligji të ketë fuqi prapavepruese çka automatikisht pasi të hyjë në fuqi të mundësojë zgjatjen e afatit të vlefshmërisë për të gjitha lejet e drejtimit të çdo niveli.
Një tjetër ndryshim që nuk është shkruar në draftin ligjor, por qe është propozuar në komision nga Taulant Balla është ai për të rritur në 130 nga 110 kilometra në orë shpejtësinë maksimale të lejuar.
Në amendimet e iniciuara nga kreu i grupit parlamentar socialist parashikohet dhe rritja e moshës së drejtueseve të automjeteve që pajisen me leje drejtimi me vlefshmëri 15 vjeçare, nga 65 në 70 vjeç.