Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilloi një takim me Kreun e Administratës ushtarake rajonale, Valentyn Rezinchenko, gjatë vizitës së tij sot në qytetin e Dnipro.
“Nuk ka armiqësi në territorin tonë, por ne vazhdimisht e ndiejmë luftën,” tha Reznichenko, raporton nga agjencia e lajmeve “Ukrinform” .
Zelensky vlerësoi punën e bërë në qendrën logjistike për montimin e paketave të ndihmës humanitare dhe pak më pas vizitoi spitalin Mechnikov , ku falënderoi punonjësit e shëndetësisë për jetët njerëzore të shpëtuara.
“Ata janë heronj,” shkroi Zelensky në Telegram.