Në vijim të punës për rikosntruksionin e plotë të rrjetit të ujësjellës Kanalizimeve në kryeqytet, Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë dhe tek rruga “Mustafa Matohiti” pranë shkollës “Kosova”.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka postuar fotot e grupit të punës të cilët po punojnë për linjën e re që do të rrisë furnizimin me ujë të pijshëm në të gjithë zonën.

“Jam i lumtur që po realizojmë një projekt të rëndësishëm në një prej zonave të populluara.Me rikonstruksionin e linjës së ujësjellësit do të rritet furnizimi me ujë të pijshëm në të gjithë zonën”, shkruan Veliaj në rrjete sociale.