Ilir Meta(j) u përpoq sot të shmang ballafaqimin me dosjen e tij si bashkëpunëtorë i Sigurimit të Shtetit, duke aluduar se në klasën e tij ka tre persona me incialet I.M.
Në fakt nga këta të tre dy e kanë emrin Ilir Metaj. Njëri e ka Ilir Rexhep Metaj dhe është ky që flasim dhe tjetri është Ilir Mero Metaj, djali i ish oficerit të lart të Sigurimit të Shtetit që ka arrestuar Fadil Pacramin ish vjehrin e Fatos Lubonjes, dhe ka qenë kryetar i Degës brendshme në disa rrethe të veriut.
Fëmijët e ish oficerëve të lart të Sigurimit nuk bëheshin bashkëpunëtorë të Sigurimit se kishin baballarët në krye të tij.
I vetmi Ilir Meta i cili u kap në një vepër penale dhe u detyrua të bëhej bashkëpunëtorë është ky që kishim president. Për të ka shumë dëshmi për atë që ka bërë si bashkepuntorë por ligji shqiptar duhet të zbatohet që vet viktimat të marrin dëshmitë e tij kundër tyre.
Sa i përket IM së tretë, ai e ka emrin Ilir Murati dhe bie, pasi Autoriteti e ka cuar emrin e plot Ilir Metaj në Kuvend, pra ka referuar që bëhet fjalë për një person që quhet Ilir Metaj.
Pra edhe nga një hetim formal, rrethi ngushtohet tek Ilir Rexhep Metaj. Por kjo ka pak rëndësi.
Autoriteti i Dosjeve ka përdorur standardet e tij shkencore dhe provat që vërtetojnë katërcipërisht që personi në fjalë është ky që ka qenë president.
Këtë ballafaqimin me klasën po ja bëjmë thjeshtë për ti treguar që janë gënjeshtra kalamajsh pa shumë fantazi. Dhe nuk ka faj se nuk është aq e lehtë të të punoj truri në raste të tilla.