Luiza Gega vijon me paraqitjet mbresëlënëse këtë vit. Atletja shqiptare, pasi u shpall kampione Ballkani dhe triumfoi në Lojërat Olimpike në Oran të Algjerisë, duke marrë medalje arid he thyer edhe rekorde, ka shkëlqyer edhe në garën e saj të parë në Botërorin e Atletikës që po zhvillohet në Oregon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gega u kualifikua në finalen e 3000 metrave me pengesa dhe koha e regjistruar prej saj ishte shumë e mirë. Sportistja jonë doli e treta në baterinë e dytë të kualifikueseve, duke shënuar kohën 9:14.91 dhe duke kaluar automatikisht në finalen e madhe.

Gara e atletes sonë ishte fantastike, duke qenë gjithmonë në tre vendet e para në baterinë e saj. Atletja jonë dha kohën e gjashtë mes 45 sportisteve të tjera, që morën pjesë në kualifikueset e Botërorit.

Luiza Gega do të provojë të marrë një medalje në Botërorin e Oregonit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që finalja e madhe e 3000 metrave me pengesa do të zhvillohet më 20 korrik.