Presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, akuzoi ushtrinë ukrainase se kishte tentuar të godiste strukturat ushtarake në territorin bjellorus disa ditë më parë, duke shtuar megjithatë se të gjitha raketat janë kapur.
“Ata na provokojnë. Duhet t’ju themi: tre ditë më parë, ndoshta pak më gjatë, nga territori i Ukrainës u përpoqën të godasin strukturat ushtarake në territorin e Bjellorusisë. Por falë Zotit, sistemi i mbrojtjes ajrore Pantsir arriti të kapte të gjitha raketat që ishin lëshuar nga forcat e armatosura të Ukrainës”, tha Lukashenko gjatë një takimi në prag të Ditës së Pavarësisë.
Duke folur për Perëndimin, Lukashenko deklaroi se Bjellorusia i sheh dhe i kupton provokimet e Perëndimit, por nuk dorëzohet sepse “paqja e keqe është më e mirë se një luftë e mirë”.