Manchester United është pajtuar me faktin se Cristiano Ronaldo do të largohet nga klubi gjatë kësaj vere. Ylli portugez nuk dëshiron të qëndrojë në “Old Trafford”, i vetëdijshëm se në këtë mënyrë nuk do ta kishte mundësinë të luajë në Champions League.
Për këtë arsye, “Djajtë e Kuq” nuk duan të veprojnë kundër vullnetit të lojtarit, të cilit do t’ia hapin derën e largimit, shkruan “Gazeta Express”. Gjiganti britanik e ka vendosur çmimin e kartonit të 37 vjeçarit. Sipas mediave britanike, United e vlerëson 15 milionë euro pesë herë fituesin e Topit të Artë.
Interesim për Ronaldon kanë shfaqur klubet e njohura evropiane, përfshirë këtu Barcelona, Atletico Madridi, Bayern Munichu e Chelsea. Që të gjitha këto do të luajnë në Ligën e Kampionëve në edicionin 2022/23 dhe pikërisht kjo është ajo që po e kërkon ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Real Madridit dhe i Juventusit.