Ministria e Brendshme njoftoi sot se të gjitha shërbimet që ofrohen nga Gjendja Civile lëvrohen online.
Në njoftimin e Ministrisë së Brendshme bëhet e ditur se është rikthyer normaliteti për të gjitha shërbimet që ofron Policia e Shtetit.
“Me rikthimin e shërbimeve online përmes portalit E-Albania, të gjitha shërbimet që ofrohen nga Gjendja Civile lëvrohen online. Ende nuk është rikthyer normaliteti për të gjitha shërbimet që ofron Policia e Shtetit. Dy shërbimet: vërtetimi për pajisje me pasaportë; deklarimi për humbje dokumenti, do të ofrohen në kopje fizike në sportelet e Policisë së Shtetit deri në normalizimin e plotë të situatës”, thuhet në njoftim.